Veshtrim objektiv mbi Arkitekturen Kompiuterike

Ne boten tone terminologjike na ndodh shpesh te perdorim terma te ndryshem si arkitekture kompiuterike,  organizimi i kompiuterit, seti i instruksioneve, mikroarkitekture, etj dhe jo gjithmon i kemi te qarta komponentet perberes te saj dhe a ndryshojn nga njeri-tjetri , ku ndryshojn etj…
Pa humbur kohe po sqarojm se Arkitektura Kompiuterike (sipas wikipedia) eshte dizaini konceptual i struktures dhe operacioneve rrenjesore te nje kompiuteri.
Kjo shkence ndahet ne :

  1. ISA (Instruction Set Architecture)
  2. Organizimin e Kompiuterit
  3. Dizaini Kompiuterik

ISA eshte seti i instruksioneve dhe ka te bej me pjesen e bute te pjeses se forte 😛
Dua te them qe ka te bej me programimin dhe gjuhen e nivelit te ulet te cilen mund ta marri vesh kompiuteri, dhe kemi te bejm me instruksione te tipit and, or, add, xor, nand, nor, move, call, return.
Per te pasur nje ide me te qarte le ti hedhim nje sy references se plote te Setit te instruksioneve qe na jep Intel per arkitekturen x86.
Klikoni dhe hyni ne forum per te shkarkuar materialin:
http://albanianwizard.org/diskutime/nivel-i-ulet/seti-i-instruksioneve-per-arkitekturen-x86-intel-manuali-t84.0.html
GJithashtu mund te shohim referencen online te setit te instruksioneve tek
Kliko

Kalojm tek Organizimi i Kompiuterit..
Organizimi i kompiuterit ose i quajtur ndryshe dhe mikroarkitektur eshte pershkrimi ne detaj i cirkuiteve te kompiuterit, , CPUs, dhe ndertimit ne detaj te ç’do komponenti hardware.
Gjithasthu studjon dhe mekanizmat qe krijohen ne cirkuite si portat qe kemi shpjeguar me perpara te krijuara nga tranzistoret etj.
Organizimi i kompiuterit ka te beje me menyren se si jane organizuar rregjistrat, multiplekserat, llogaritesit , numrin e tyre, menyren se si jane vendosur dhe te gjitha keto dhe menyra se si implementohen ne realitet bejn nje arkitekture te ndryshoj nga nje tjeter, dhe qe ta lidhim dhe me ISA, eshte pikerisht menyra se si eshte ndertuar nje kompiuter qe percakton dhe gjuhen e instruksioneve qe mund te marri vesh. Gjithashtu themi se organizimi i kompiuterit ka te beje dhe me shtresat qe shpjeguam nje teme me pare.

Dizaini kompiuterik.
Tani qe kemi si gjuhen ashtu dhe organizimin e kompiuterit na duhet qe te gjitha keto ti implementojm ne dizainin kompiuterik qe eshte komplet pune inxhinieresh qe merren me dizainin e komponenteve hardware, psh nje kompiuteri ne AGP-n e tij mund ti lidhim si nje skede grafike ATI ashtu dhe nje G-Force gjithmon qe mos te gjejn konflikte me organizimin e kompiuterit dhe setin e instruksioneve..
Pra ajo qe duhet te kemi te qarte eshte se Dizaini i kompiuterit, dhe komponenteve te tij (CPU design, etj) eshte ne funksion te FUNKSIONIT, organizimit dhe setit te instruksioneve qe jane percaktuar per nje kompiuter.
Ja nje imazh per te lehtesuar kuptimin 😛