Mesazhet e Networkut : Emrat dhe Formatimi ne rrjet sipas OSI

Shume networke perdorin sot packet switching si teknologji komunikimi ku dergojn nje grumbull te dhenash nga nje paisje networku tek tjetra. Edhe pse fjala “paket” duket ne kete metode, fjala me e pershtatshme per te pershkruar kete fenomen quhet “Mesazhe”. Mesazhet pra jane struktura te perdorura per te derguar informacione ne rrjet. Kjo terminologji hera-heres eshte shume e pershtatshme sepse ndihmon ne pershkrimin e pershtatshem per permbajtjen qe ka paketa, apo shtresen network ne te cilen po punohet. PSH:

Paket – eshte nje term qe perdoret per te pershkruajtur mesazhet qe dergohen ne shtresn e OSI-t qe quhet Shtresa Network. Pikerisht per kete arsye degjojm shpesh “Paketat IP” panvarsisht se si term perdoret edhe per te pershkruajtur ç’faredolloj mesazhi ne ç’faredolloj shtrese te Networkut.

Datagram – ky term eshte gati sinonim me Paketen, dhe e gjejm shpesh te perdoret per teknologjite e shtresave te networkut. Gjithashtu perdoret si referim per te pershkruar nje paket ne nivelet me te larta te OSI-t.

Copezat – (frame) ketu behet fjale per nivelet e uleta te shtresave OSI, per kete arsye perdoret me shpesh ne shtresen data-link. Me raste perdoret edhe ne shtresen Fizike. Frame, apo Korrniza si emer na thote se eshte Pjesez, cope e diçkaje me te madhe dhe na le te kuptojm se formohet duke marre Mesazhe te nje niveli me te larte dhe duke i copetuar ato ne copa me te vogla te nevoitura per nje nivel me te ulet.

Qelit – Paketat dhe Copezat (frames) mund te kene madhesi te ndryshme ne baze te permbajtjes qe kane ndersa qelite kane nje madhesi te fiksuar e cila nuk ndryshon psh mesazhet prej 53 bytesh te derguara ne Asynchronous Transfer Mode (ATM) quhen qeli (cells). Ashtu si Copezat, ato operojn ne shtresa te uleta te OSI-t.

Komunikimi ne rrjete te lloit packet-switched eshte i bazuar ne shkembim e artikujve qe ne pergjithesi quhen mesazhe. Keto copeza informacioni mund te quhen dhe Paketa, Copeza, Datagram, Qeli ne baze te protokolleve dhe shtreses se networkut ne te cilen po perdoren.

Formatimi i Mesazheve te Rrjetit

Me siper u trajtua per menyrat se si Mesazhet perdoren nga nje protokoll e shtrese tek nje tjeter, por realiteti eshte qe diferencimet duhet te behen ne baze te permbajtjes se tyre. Per tu fiksuar eshte se ç’do protokoll perdor nje menyre te veçant formatimi qe e ben te ndryshoje nga nje protokoll tjeter.

Kreu – Informacion i cili eshte i renditur perpara te dhenave (ngarkeses\permbajtjes) i cili permban informacionin e kontrollit, qe jane informacione me rendesi sepse percaktojn karakteristikat kryesore te mesazhit pra “si, qysh , tek” te dhenat qe vijne mbrapa do te interpretohen, ç’fare madhesie kane etj..

Te dhenat – Te dhenat jane informacioni real i cili do te shkembehet, mund te jene ne madhesi te ndryshme dhe gjenden ne qender te Mesazhit. Ne disa raste nje Mesazh mund te jete pa te dhena , ne keto raste mund te perdoret per te kontrolluar komunikimet (psh per te filluar apo mbyllur nje komunikim).

Footer – si te themi “perfundimi” i Mesazhit, nuk shume ndryshim nga Kreu (headeri) sepse pak a shume permbajn te dy informacione kontrolli.

Formati i pergjithshem i Mesazheve te Networkut eshte i perbere nga Kreu, Te Dhenat, dhe ne disa raste Footeri. Mesazhi i futerit nuk ka ndonje ndryshim ne funksion nga ai i Kreut (headerit) perveçse ne pozicionim (kreu ne fillim, fundi ne fund). Futeri perdoret vetem ne disa raste, psh rastet kur te dhenat ne fushen e “TE DHENAVE” llogariten gjate kohes se transmetimit.
Akoma me me rendesi eshte se siç u permend me siper ç’do mesazh i nje protokolli te caktuar ka Headerin dhe Footerin e tij i cili ndryshon nga nje tjeter, kete Header dhe Footer do e fusim tek Protocol Data Unit (Njesia e protokollit te te Dhenave) PDU perderisa percaktojn dhe protokollin ne baze te te dhenave. Ndersa vete te Dhenat qe permban Mesazhi do i fusim tek SDU (Service Data Unit) per shkak se te dhenat jane rezultat i sherbimit ne realitet dhe nuk percaktojn protokollet.

OSI Layers

OSI LAYERS
Atehere kam qef te trajtoj kete teme pasi eshte shum e rendesishme persa i perket networkut.
Duke qene se une po studioj CCNA tani dhe shoh qe layerat e networkut sherbejne jashtemase
per te kuptuar se si funksionojne gjerat ne nje rrjet dhe gjithashtu jane me mjaft interes
kur synohet indentifikimi i nje problemi.
OSI(Open Systems Interconnection reference model) layer u krijua si nje sistem i standart
ne 1970 nga IBM. Para se te krijohesh ky sistem kompanite e ndryshme kishin programet e tyre
secili dhe gjithashtu protokolle te vecante kjo krijonte mos kompatibilitet dhe probleme ne
punen e paisje te ndryshme me njeri-tjetrin. Ndersa OSI layerat ben te mundur pikerisht standartizimin.

Ne Network ekzistojne gjithsej 7 layera te cilat jane(OSI layer):
Application Layer
Presentation Layer
Session Layer
Tranport Layer
Network Layer
Data-Link Layer
Physical Layer

Duhet ditur qe te gjitha keto Layera apo shtresa punojne te nderthurura me njeri-tjetrin.
Fillojme me Application layer e cila eshte dhe shtresa me e larte e cila ka te beje pikersiht
me Web aplikacionet e ndryshme, me broweserat pra me pak fjale me pjesen grafike dhe paraqitjen
ne perdorues. Tek kjo shtrese hyjne te dhenat, databaset, printimi, dhe web aplikacionet e ndryshme.
Ne shtresen e dyte qe eshte Presentation Layer kemi te bejme me konvertimin e formateve te
ndryshme dhe paraqitjen e tyre.Kemi te bejme me formatet e ndryshme sic jane:
PICT, JPEG, GIF, TIFF, MIDI, MPEG, Quick Time, RTF. Gjithashtu ketu behet encriptimi i certifikatave
dhe dekriptimi i tyre.
Session Layer perfshin nje shtrese tjeter e cila merret me dialogimet e ndryshme.
Ketu behet te mundura keto lidhje me ane te sistemeve simplex, half-duplex dhe full duplex.
Kjo shtrese permban keto interface:
Xwindow, NFS, SQL, RPC, ASP (AppleTalk Session protocol) dhe DNA SPC.
Transport Layer eshte gjithashtu nje shtrese mjaft me rendesi pasi ketu hyjne shume procese
te ndryshme qe fillojne nga sinkronizimi i lidhjes, krijimin three-way-handshake, flow controllit,
e deri tek Windowing.
Nese marrim three-way-handshake ka te beje me dergimin e kerkesave per te krijuar lidhjen me ane
te Syn dhe pritjen e pergjigjes ack, pasi vjen kjo formohet lidhja dhe me pas behet dergimi i te dhenave.
Nese kalojme tek Windowing eshte koha qe lihet per te derguar te dhena pa marre pergjigje pra ack, nese hosti ekziston apo jo.
Tani kalojme tek Network Layer ku bejne pjese edhe Routerat ketu kemi keto interface:
Data packets te cilat bejne dergimin e paketave nepermjet protokolleve te ndryshme si Ip, IPX ne network.
Route Update packets qe eshte nje sistem i cili ben te mundur nepermjet te protokolleve, qe perdorin routerat per te njohur rrjetin dhe per te krijuar tabela per kete arsye.
Ketu behet edhe perkthimi i protokolleve te ndryshme ne nje gjuhe per tu njohur nga rrjeti.
Data-link layer eshte nje shtrese ne te cilen bejne pjese switchat dhe bridges. Ketu behet adresimi
dhe njohja e networkut te brendshem me adresa te ndryshme. Network layer e njeh networkun me nje adrese te vetme ndersa switchat e ndryshem bejne adresimin dhe ja japin shtreses se mesiperme.
Data-link ka dy interfave LLC 802.2 dhe MAC 802.3 ne LLC behet rregullimi dhe percaktimi i ciles pakete eshte rradha per te kaluar dhe se ku duhet te shkoj nje pakete caktuar per te mos krijuar perplasje ne rrjet ndersa MAC eshte adresimi qe i behet nje kopjuteri nga karta rrjetit me nje adrese qe eshte vene nga shitesi.Kjo e fundit ben ndarjen e bandwithit.
Physical Layer ben kalimin e biteve te ndryshme nga sistemi binar duke i interpretuar me vlera tensioni.
Ne kete shtrese hyjne HUB-et qe jane thjeshte paisje fizike. Keto nuk duan tja dine se si ose ku shkojne
te dhenat vetem jane disa perseritesa ose amplifikues te sinjalit.
Keto ishin 7 shtrsat kryesore te rrjetit shpresoj te keni mesuar dicka te re.