OSI SHTRESA 7 – APLIKACIONI

Kjo eshte shtresa e fundit dhe me e larte e OSI-t, dhe emri eshte vertet i goditur sepse kjo eshte shtresa qe perdoret nga aplikacionet network te cilat jane pergjegjese per ti ofruar sherbime inputeve te drejtperdrejta te perdoruesit.
Gabimi qe bejn shumica kur flasin per kete shtrese eshte se i trajtojn aplikacionet si (ftp-clinet, web browser, Wireshark :D) e keshtu me radhe sikur ato “qendrojn ne shtresen e aplikacionit” pra ne shtresen 7 gje e cila nuk eshte aspak e vertet sepse ne realitet aplikacionet perdorin shtresen 7 kjo sepse kur kemi trajtuar temen “Te pathenat per OSI” thame se nuk duhet te egzagjerojm ne kuptimin e OSI-t dhe duhet ta mbajm ate ne nje nivel metodologjik.

Keshtu pra kjo eshte diçka qe duhet fiksuar edhe pse shume shpesh ndodh qe vet sistemi operativ te perdori shtresen 7 dhe jo vetem aplikacionet. Per te kuptuar me mire kete bejm krahasimin midis nje browseri (Firefox psh) dhe protokollit HTTP i cili percakton se si do te paraqitet nje dokument qe gjendet ne rrjet ne browser, pra browseri eshte tjeter dhe qendron ne kompiuterin tone si aplikativ kurse HTTP i cili eshte protokoll eshte tjeter dhe ky qendron si koncept ne shtresen Aplikative duke specifikuar menyren se si duhet te sillet kur ti marri apo kaloj informacion me browserin.
A ka shtrese tjeter (shtrese 8) siper kesaj? JO!
Shtresa Aplikacion eshte e vetmja shtrese qe nuk i sherben nivelit te mesiperm pasi nje nivel 8 nuk egziston por ne vend te kesaj u siguron sherbim aplikacioneve
qe jane te “ngjitura” me te. Kjo rrjedhimisht sjell edhe funksionin e saj i cili eshte te implementoj funksionet e nevoitura nga perdoruesi ne rrjet.
Dis protokolle te njohura qe operaojn ne kete shtrese jane:
HTTP, FTP, SMTP, DHCP, NFS, Telnet, SNMP, POP3, NNTP ,IRC etj etj…