OSI SHTRESA 3 – NETWORKU

Kjo eshte shtresa e trete e rrejtit, sipas OSI-t dhe quhet Shtresa Network. Nese Data Link jep konturet e atij qe quhet nje rrjet lokal apo local network, shtresa Network percakton ate qe quhet network. Shtresa Network eshte shtresa me e ulet qe realisht merret me transportimin e te dhenave nga nje kompiuter ne nje kompiuter tjeter edhe pse mund te gjendet ne nje network tjeter, ndryshe nga Data Link i cili merret vetem me paisjet qe jane lokale.
Shtresa Network eshte realisht pergjegjese per shperndarjen e paketave (tashme quhen paketa dhe jo me frames si ne rastin e Data Link) nga burimi tek destinacioni, qofte ky jashte rrjetit local (loca network).
Si eshte e mundur kjo?
Per shkak te adresimit logjik, ku ç’do paisjeje ne rrjet i caktohet nje adrese IP te cilen e ka vetem ajo dhe askush tjeter mund te identifikohet pa gabim edhe nje host qe ndodhet ne taivan.
Si kalojn te dhenat nga nje network ne nje tjeter?
Gjeja e pare qe ben kjo shtrese kur ka paketa per te derguar eshte te kontrolloj nese ne rrjetin e saj ka ndonje paisje me adresen IP te destinacionit, nese nuk ka ne baze te protokollit IP percaktohet se kush prej ruterave eshte me afer me destinacionin keshtu qe paketat i dergohen ruterit dhe ruteri i dergon tek destinacioni nese perseri destinacioni nuk gjendet ne rrjetin e ruterit atehere ndodh e njejta gje deri sa paketat mberrijn ne destinacion. Kalimi i paketave nga nje rrjet ne nje tjeter quhet forwarding kurse forwarding i paketave nga nje ruter ne nje tjeter quhet routing.
Ne kete shtrese te OSI-t fillon realisht “tranzicioni” per ne abstraksionin e shtresave me te siperme qe nuk merren me shprendarjen e te dhenave (puna e postierit).
Kjo shtrese eshte dhe tek me te rendesishmet e rrjetit, le te shohim disa funksione te saj.

  • Adresimi logjik – kesaj rradhe ndryshe nga Data Link behet nje adresim me ane te adreses IP. Eshte diçka shume e bukur per tu mesuar dhe shkon jashtzakonisht :) . Ne rastin e Data Link, ç’do paisje ne rrjet duhet te kete nje adrese hardware qe nuk e ka askush tjeter, por ketu behet fjale per local network nderkohe qe me rastin e shtreses 3 nuk behet fjale me per local network por per network dhe ç’do makine ne rrjet duhet te kete nje adrese IP unike qe nuk e ka asnje paisje tjeter , ja pse ka vetem 1 www.google.com dhe jo 2 (kur behet fjale per internetwork).
  • Routing – me siper u tha se behet fjale per internetwork ku paisjet komunikojn me njera-tjetren edhe pse mund te jene shume kilometra larg njera-tjetres, si behet e mundur?, kjo behet e mundur me ane te routing ku ruterat dhe nyjet lidhese midis networkeve kalojn te dhenat dhe bejn forward deri sa ato te gjejn destinacionin real. Eshte pikerisht nje nga funksionet me te rendesishem te kesaj shtrese te percaktojn burimin dhe destinacionin e mesazheve te rrjetit.
  • Inkapsulimi Datagram – siç dihet, shtresa si ç’do shtrese tjeter merr SDU nga shtresa e mesiperme dhe kryen inkapsulimin duke i shtuar mesazhit te rrjetit headerin e vet duke krijuar keshtu datagrame apo paketa.
  • Fragmentimi dhe Riasemblimi – shtresa Network duhet te dergoj te dhena tek shtresa e meposhtme, por ne disa raste shtresa 2 (DLL) nuk mund te pranoj paketa me te medha se nje X madhesi, e ne keto raste pergjegjese per ndarjen e paketave ne paketa me te vogla (ky eshte fragmentimi) eshte shtresa Network. Nderkohe nese paketat vijn nga poshte lart ato duhet te riasemblohen (paketat e vogla bashkohen me njera-tjetren dhe krijojn paketa te medha) dhe per kete eshte pergjegjes shtresa Network.
  • Permbajtja e gabimeve dhe Djagnoza – shume paisje networku me ane te protokolleve speciale (psh ICMP\IGMP) lejojn qe te kryhen analizime me ane te tyre per gjendjen e networkut, psh nese nje host eshte online, nese ka probleme , etj.. Ne baze te ketij parimi jane krijuar dhe aplikacione si Nagios dhe Hpopenview.

Persa i perket konceptit nese eshte Connectionless apo Connection Oriented, themi Connectionless sepse ne shtresen 3 operon protokolli IP i cili eshte baza e te gjith internetit. Ndersa ne shtresen 4 (Transporti) operon TCP protokoll i cili eshte Connection Oriented. Keshtu kemi TCP\IP :)
Shembuj te Protokolleve ne Shtresen Network ne boten Reale
IP (v4, v6), ICMP (Internet Control Message Protocol), IGMP (Internet Group Multicast Protocol), IPsec , IPX etj.