Kompiuteri me i mire

KOMPIUTERI ME I MIRE?

ç’fare te blej, :S  Sony vaio, Dell, Asus, Hp, MacBook cili eshte me i miri :S

hahahaha

Pyetje tipike apo jo, ok ne kete teme po perpiqem te jap opinion personal keshtu qe mos me gjuni me domate 😛

Per mendimin tim, kompiuteri i mire ndahet ne Hardware te mire dhe Software te mire. Meqenese kjo teme eshte e dedikuar mases ne pergjithesi po e nisim me Hardware.

E para, mos shikoni markat, eshte rregulli i pare qe me vjen ne mendje sepse si Asus, si HP, si Packard Bell, si Dell, si Sony etj jane e njejta gje. Kete e them me siguri te plote pasi komponentet hardware qe montojn jane te te njejtave kompani, si Intel, Nvidia, SATA, ATI, e keshtu me rradhe keshtu qe mos i konsideroni shume rendesi se ç’fare marke po e merrni, normalisht as marka qe jane shume pak eksperte ne fush nuk keshillohen (fujitsu siemens, toshiba, etc)

Jeni gati per te marre kompiuterin e enderrave ? Ok, rregulli i dyte eshte qe jo gjithmon ai kompiuter qe ka proçesorin me te fuqishem eshte me i miri sepse mbase nuk ka Memorien RAM po aq te shpejt, ose njesi te tjera hardware qe ti pergjigjen shpejtesise se tij, dhe keshtu gjigandet e kompiuterave shesin sot kompiuterat e tyre duke futur nje komponent “qe te merr ne qaf” dhe duke shitur te tjeret qe jane me targa VL (vlor :D). Dhe keta zakonisht jane kompiutera ne ofert, apo kompiutera me çmim shume te ulet.

Persa i perket ne te informatikes pergjigjem menjehere qe kompiuteri me i mire eshte ai i cili e ke ndertuar vet dhe tek kjo nuk ka dyshim pasi i zgjedh vet te gjitha pjeset dhe nderton ate qe ta ka qejfi.

RRegulli numer 3, STOP MANIS te te pasurit ramin me te madh proçesorin me te fuqishem etj, sepse ndodh shume shpesh qe pikerisht nje kompiuter te kete 4 GB RAM, 3Ghz Dual Core 2 Duo Proçesor dhe te jete me i ngadalt se nje tjeter me 2 gb ram dhe me 2Ghz proçesor, si eshte e mundur?

Eshte e mundur sepse nuk jane kombinuar mire komponentet hardware, psh mund te jete veretet RAM i serise se fundit me nje shpejtesi te madhe, si dhe proçesori qe egzekuton ne nje shpejtesi te ngjashme por kemi nje BUS te ngadalt, keshtu qe nga kjo nxjerrim qe nuk eshte e rendesishme shume qe te kemi maksimumin nga hardware 1 nga 1 se sdo nisim space shattle per ne mars, e rendesishme eshte qe keto komponent hardware te kene shpejtesi te ngjashme dhe keshtu e zgjidhem dhe kete problem.

Pra, laptopi me i mire eshte nje laptop i kalibruar mire, me nje motherbord te mire dhe komponent te nje shpejtesie te ngjashme.

Po ua le juve ne dore se ç’fare kase te zgjidhni sepse dijeni me siguri qe pak a shume ne fund te fundit midis kompiuterave qe lexoni marken siper, nuk leviz ndonje gje kushedi se ç’fare perveç kasave dhe te shkruajturit siper HP ose ASUS, ose diçka tjeter.

Ne fillim thame qe nje kompiuter i mire meriton dhe nje Software (Sistem operativ) te mire dhe nese jeni duk e mendura per windows, dijeni se jeni duke shkaterruar dhe duke shfrytezuar djersen tuaj (qe blet kompiuterin perveç nqs jeni politikan, e sua u ndien shum :D) dhe po e hidhni ate dem.

Do te keshilloja nje Distribucion Linux, dhe te mblidhni mendjen nga formatimet, viruset, axhornimet kritike, etj etj …..vazhdon…..

Keshtu qe, une personalisht per veten time (kjo nuk eshte per perdorues te thjesht) do te preferoja nje laptop Mac Book dhe nje kompiuter fiks te ndertuar nga une me te instaluar siper slackware (nese do te studioj assembly dhe arkitekturen e kompiuterit) ose Fedora, ose Debian nese do te merrem me programim ne pergjithesi.

Besoj se tani te pakten i keni disa ide te mira te cilat mund te jene baze per tju orientuar :)