OSI SHTRESA 1 – Shtresa Fizike – OSI Layer 1 (PHY)

Shtresa fizike eshte shtresa e pare e networkut sipas OSI, dhe gjithashtu dhe me e veçanta pasi eshte e vetmja shtrese ku ne realitet informacioni kalon\tranmsetohet nga nje paisje networku tek tjetra, pasi per tu transmetuar te dhenat duhet te kalojn te gjitha ne shtresen fizike.
Shtresat e tjera thjesht krijojn paketat, apo modifikojn apo kryejn funksione te tjera , ne realitet eshte shtresa Fizike (1) e cila ben transportin. Meqenese po i trajtojm temat ne menyre realiste duhet te ç’rrenjosim nje koncept te gabuar qe eshte tek shumica e atyre qe kane studjuar rrjetin. Shumica mendojn qe shtresa fizike ka te beje vetem me kabllat dhe paisjet hardware te rrjetit por kjo eshte e nxituar dhe ne te njejten kohe jo plotesisht e sakte.
Shtresa fizike percakton nje sere funksionesh, dhe nuk eshte vetem “kablla dhe paisje hardware”. Kjo sepse shtresa fizike duhet te kete nje relacion , dhe ka nje sere funksionesh me shtresen e mesiperme , relacion i cili harrohet nga ata qe thone shprehjen e mesiperme (“vetem kablla dhe paisje hardware”).
Ja disa funksione:

Percaktimi i specifikave hardware – ç’do detaj i operacioneve kabllore i detajeve te paisjeve
hardware, i funksioneve dhe interfaceve te tyre jane funksione te shtreses fizike.
Enkodimi dhe sinjalistika – mbasi te dhenat kalojn ne form binare neper cirkuitet e kompiuterit Shtresa Fizike eshte pergjigjese per encodimin e tyre , dhe perkthimin e tyre ne sinjale networku.
Dergimi dhe Marrja e te dhenave – te dhenat dergohen dhe merren sepse ndryshe nuk do te kishte komunikim dhe pergjegjes per dergimin e tyre eshte shtresa fizike e cila mbasi i ka encoduar bitet ne sinjale i dergon ato dhe normalisht eshte pergjegjese per marrjen e tyre. Kjo ndodh me ane te kabllave te cilat mund te jene fiber, koaksial etj ose me ane te kanaleve radio te wirelessit, edhe pse paketat dergohen “ne ajer” pergjegjes per kete eshte perseri shtresa fizike.
Topologjia dhe Dizaini – kjo shtrese konsiderohet gjithashtu si “nena” e shume strukturave network si LAN , WAN.
Raporti qe ka shtresa fizike me te dhenat eshte i njejti raport qe ka kompiuteri me 0 dhe 1, pasi ne realitet nuk “kupton” ate qe po transmeton por thjesht merr dhe dergon te dhena neper network. Paisje te tjera si routerat qe operojn ne nivele me te larta realisht “shikojn” dhe analizojn te dhenat dhe nuk i konsiderojn ato thjesht impulse elektrike me voltazh te lart (nga 3 – 5 qe perfaqson 1shin) apo te ulet (nga 1 – 3 qe perfaqson 0).
Me siper thame se shtresa fizike percakton dhe nje sere funksionesh dhe nuk eshte thjesht “kablla dhe paisje hardware te rrjetit”, tani do te shohim dhe PSE-ne. Njera nga veçorite e shtreses fizike eshte se percakton hardwarin e perdorur dhe specifikat e tij, e pra kjo nuk mund te behet ne menyre te ‘izoluar’ pa perdorur per referim teknologjine qe eshte e perdorur nga ky hardware , pra pa u referencuar dhe me shtresen Data Link e cila eshte shtresa 2. Pershembull kavot ethernet bejne pjese ne shtresen fizike por gjatesia e kavos i afrohet shume rregullave te formatimit qe jane pjese e shtreses 2. Duke vazhduar, operacione si kapja dhe rregullimi i gabimeve mund te behen ne nivelin 1 ne disa raste nderkohe qe shumica qe njerezve i konsiderojn keto si operacione te nivelit 2 (data link).