Networku apo Rrjeti – Konceptet Baze

Hello World, kjo eshte tema e pare ne kategorine e re (fringo :P) te Networkut, apo siç mund ta quajm ne shqip RRJETIT, temat qe do postohen do bazohen ne manualet me te njohur dhe me te respektuar te networkut sot per sot, eksperiencen personale, menyren e te shkruajturit te thjeshte, analogjine, dhe natyrisht, stilin shqiptar dhe origjinal.
Pa humbur kohe po fillojm menjehere me temen.
Ne rastin tone , si fillim po percaktojm se ç’fare kuptojm me fjalen Network \ Rrjet

Networkeshte nje koleksion kompiuterash ose paisjesh hardware te lidhura me njera – tjetren ne menyre fizike ose logjike, duke perdorur software ose hardware special ne menyre qe te kene mundesi te shkembejn informacion dhe te nderverprojn me njera – tjetren.
Networking eshte termi qe perdoret per te pershkruajtur nderverpimin, implementimin, axhornimin , punimin me rrjetin dhe me teknologjite e tij.
Funksionet e rrjetit jane te shumta, dhe kane te bejn me 2 fusha kryesore:
Konektiviteti – Komunikacioni   dhe   Shkembimi i te dhenave.
LAN (Local Area Network)
WAN (Wide Area Network)
Njehere te lidhur, mund te chatojm , dergojm email,
etj etj …

Te mirat qe sjell Rrjeti.
• Hardware Sharing (ndarja e printerit, skanerit , faksit, serverit, etj)
• Akses Interneti + Shkembim te dhenash
• Siguri te dhenash dhe menaxhim (krijon mundesine e menaxhimit dhe kontrollit te centralizuar te te dhenave, databazave, raporteve, ne KOHE REALE)
• Argetim (Lojra, rrjete sociale, çate etj)
Normalisht ka dhe dizavantazhet e tij si kostoja e paisjeve hardware, kostoja e dizajnit , kostoja e menaxhimit + rreziqet e ndryshme ne siguri (humbje te dhenash, sulme , pirateri etj).
Networku mund te shihet ne 3 modele:
1. Ne shtresa (shtresat e networkut, shtresa qe ndahen ne funksione midis aparateve hardware dhe aplikacioneve, komunikimin ndermjet tyre..)
2. Modeli i Networkut (normalisht qe nje network ka nevoje qe te mendohet dhe te “dizenjohet” duke percaktuar se ç’fare shtresash do te marrin pjese, si do te komunikojn aparatet me njeri-tjetrin. Modeli me i perhapur sote eshte ai i OSI (Open Systems Interconnection).
3. Arkitekturat Network (behet fjale per paisjet qe do perdoren per te ndertuar networkun, routerat swithcat, serverat, firewallet, proxy-it, hostet e ndryshme si dhe sherbimet dhe funksionet qe do te kene.

Protokoll Networku – percakton nje seri rregullash, algoritmesh mesazhe dhe mekanizma te tjera te cilat aktivizojn hardwarin dhe softwarin ne paisje networku dhe ben qe te komunikojn ne menyre efektive.
Menyrat se si paisjet ne nje network komunikojn me njera-tjetren jane te ndryshme, dhe ne baze te diferencimeve na lehteson mesimin krijimi i kategorive.
Nje diferncim kryesor eshte rruga e cila ndjekin paketat gjat komunikimeve dhe ne baze te ketij diferncimi kemi: Circuit Switching dhe Packet Switching
Circuit Switching – Per te sjelle nje shembull shume real, po marrim rastin e telefonit \ telefonatave, nese ne marrim nje numer psh nga shqiperia ne amerik, do te krijohet nje cirkuit i cili kalon neper shume aparatura\aparate\paisje hardware dhe zeri yne kalon neper keto aparatura deri ne perfundimin e telefonates. Nese ne marrim perseri te njejtin numer do te krijohet nje cirkuit i ri qe (shume e zakonshme) do te perdori aparate te ndryshem (rruge tjeter) nga aparatet qe perdori ne fillim. Pra kur themi Circuit Switching duhet te marrim parasysh qe informacioni do te kaloj neper aparate te selektuara edhe pse shume te tjera mund te jene rruges , rruge e cila eshte e specifikuar dhe e percaktuar mire.
Packet Switching – eshte ne rastet ku nuk kemi nje rruge (cirkuit) te percaktuar mire, por paketat copetohen ne paketa me te vogla /fragmentim ose kombinohen apo kalohen neper routerat e pergjithshem neper network, ne keto raste krijohen nje mori cirkuitesh ku asnjeri nuk ka prioritet mbi tjetrin.
Pra, ne circuit swithing gjeja e pare fiksohet nje kanal komunikimi midis 2 paisjeve komunikuese dhe te gjitha te dhenat (paketat te cilat kane mase te caktuar) kalohen nepermjet kesaj rruge\cirkuiti ndersa ne packet switching nuk krijohet nje kanal\cirkuit i caktuar dhe gjithashtu paketat qe kalojn nga paisja fillestare tek destinacioni nuk kane mase te caktuar por copetohen dhe zgjedhin rruge te ndryshme per tek destinacioni.

DIFERENCAT
Circuit Switching
• Ne nje lan gjat komunikimit do te bllokoheshin te gjitha paisjet qe gjenden ne cirkuit dhe nuk do te lejonin komunikime te tjera.
• Kerkon rruge te dedikuar komunikimi.
• Perpara se te shkembehet informacioni midis 2 paisjeve ne fillim krijohet lidhja ne baze te disa rregullave te caktuara dhe ne keto raste nuk ka rrezik ne humbje paketash pasi komunikimi behet ne kanal te dedikuar.

Packet Switching
• Ne nje lan gjat komunikimit per shkak te ndarjes se paketave paisjet do te ishin te gatshme edhe per te mbajtur lidhje te tjera.
• Nuk kerkon rruge te dedikuar komunikimi.
• Informacioni dergohet (shkembehet) pa marre parasysh nese destinacioni eshte online dhe nuk kerkohet pergjigje nga ai per te fiksuar komunikimin si ne rastin e Circuit Switching , keshtu qe nuk krijohet nje kanal i dedikuar por nga ana tjeter egziston rreziku qe te humbasin paketat ku ne disa raste eshte e rendesishme qe te mos ndodhi.
Circuit Switching ben pjese tek Connection Oriented Protocols
Packet Switching ben pjese tek Connectionless Protocols

KUJDES: Nese themi se per te pasur nje cirkuit duhet medoemos nje lidhje (koneksion) nuk do te thote qe per te pasur nje lidhje duhet medoemos nje cirkuit pasi ka protokolle te cilat jane Coonection Oriented nderkohe qe nuk perdorin nje cirkuit si psh FTP (file transfer protocol) protokoll me te cilin duhet te lidheni me serverin, te beni loginin dhe te egzekutoni komanda, e per secilen komand duhet nga nje koneksion. Keshtu qe shpesh i shohim qe perdoren te dy metodat si Connection Oriented, ashtu dhe Connectionless apo kombinime midis ketyre te dyjave.