1 Shqiptar = 1 Web ==> “Webmasterizimi” i kalamajve Shqiptar

Ja ku po kthehemi ne realitetin e hidhur shqiptar..

Sot isha duke vizituar edhe njehere webet shqiptare, (shpresoj per here te fundit) te gjithe nga pak, mos tu ngeli hatri. Me ndodhi qe njerit ti beja nje pen-testing (lol  1/100 e ecuris normale)  dhe me skanimin e pare doli me mbi 600 blind sql injection vulnerabilitete dhe rreth 400 remote code execution, ky tipi ka server microsock dhe nje sit ne asp, mendova mah duhet te kene ndonje ide se per ç’fare behet fjale dhe mbas emailit (ku u çova raportin e vulnerabiliteteve), as qe ka levizur bishtin per ta ndryshuar, nejse puna e tyre.

Ndersa po vizitoja nje forum, vura re postimet e fundit, dhe fillova te qeshja..  Do te doja shum te mos e beja por ja qe u vu buza ne gaz. Tek “Temat e Reja” te ketij X forumi vura re qe te gjitha postimet qe ishin bere ishin ne seksionin “Faqe Shqiptare” dhe te gjith ata qe postonin benin thjesht rreklam te faqeve te tyre bajate pa pik kuptimi. Ne fillim ka qene ne mod vbulletin, alla tbc-crew me ndonje shqiponje dykrenare dhe me nje LIDHU ME NA!!! qe linkonte ne forum.. U hap nje blog, uuu oburraaaaa te gjith blogjeeeee , kapeni se na iku ah qeniiii….veç po e mori vesh sali protopapa :S

E pse kjo do thoni?, sepse ska ngelur shqiptar pa hapur nje webfaqe personale, sa me hoste me pagese, sa me hoste free, e po behen me shume webe se sa shqiptare, prandaj sa hapet nje web shumica e postimeve jane rreklama te webmasterave te tjere per faqen e tyre, e vetem kur mbushen 2 faqe forum pastaj..

Mendoni se po u sulmoj?, jo nuk eshte ashtu, thjesht po perpiqem tju jap realitetin e asaj qe jeni dhe te ndryshoni drejtim sepse nuk behesh webmaster vetem me njohurit : wordpress (instalimi jo me shum), vbulletin, filezilla, mysql dhe chmod.  Nese do u sulmoja do thoja vbkiddie, kalamawordpress. Ja ndaloni nje moment dhe mendoni, e mbushet faqen plot me muzik, lajme si ( firefox ka publikuar betan, google chrome, vidjoja e javes apo ku ta di une se ç’fare u shkon neper mend), ja edhe moret nje tuf bagetish per vizitor qe nuk u plas shum se si e shpenzojn kohen dhe a kane perfitime nga koha qe jane duke shpenzuar, cili eshte perfitimi i kesaj faqeje? ç’fare u jepni vizitoreve? dhe akoma me mire, CILI ESHTE NDRYSHIMI JUAJ NGA 101 Klonet qe gjenden ne net?

Me kete nuk dua te hedh posht punen e askujt qe perpiqet te japi diçka origjinale, por si keta mund te numurohen me gishta te tjeret jeni mere me lang se mishi u hang thot populli. Mendoni per ato qe jane shkruajtur, dhe mos u tregoni me shqiperine aq te keqinj saç eshte treguar shqiperia me ju, jepini diçka e mos ja merrni edhe ato pak tru qe i kan ngelur. Te sherbesh ka thene dikush eshte Cilesi Hyjnore, kur nuk di ta besh me mire meso e mesimi nuk merret ndryshe vetem se me durim, e nese nuk i ke as keto te dyja hap kraun e mos ngarko internetin kot. Jan ber te gjith kalamajt me webe, e perveç spamit spo shoh gje tjeter verdall.

Ah, gallata me  e madhe ishte kur pash nje tip ne foto qe i kishte nja 13 vjeç, e ishte sikur e kishte peshty lopa dhe thoshte: “firma INC (:L INC HAHAHAH)” sherbime web hosting 100% te sigurta,,..

100% te sigurta?  100% te sigurta? hahahaha, po ç’te presesh tjeter, femij u falet por i ftoj ‘ata qe perpiqen te bejn diçka ne atmosferen e netit shqiptar’ qe ti denoncojn keto fenomene dhe te pastrojn dhe veten e tyre pasi pak jane qe jane komplet te paster nga cilesit e ktyre copy\paste.

PS, ti tipi i firmes INC, sa per info siguria eshte thjesht nje koncept per ti bere njerezit me te sigurt, /fjale, premtime, fushat elektorale, dhe perderisa je ne planetin TOKE nuk eshte asnjehere 100%. Ja, lexo pak me posht dhe do e kuptosh se per ç’fare behet fjale ( gjithmon nese merr vesh se per ç’fare flitet).