Si te konvertojm video me programe falas – Konverto video

Ke nje fail video dhe e hap me kompiuter por e do dhe ne iphone, celular, apo kerkon nje format te veçant per videon tende?
Kjo behet me nje proçes qe quhet “Konvertim Videoje” keshtu qe hapem temen “Si te konvertojm video” falas.
Zgjodha programin me te thjesht dhe te plote per te bere kete pune, gjithashtu programi eshte falas.
Le te shohim se si behet konvertimi i videove.
Ne fillim na duhet programi per te bere diçka te tille, ja ku e keni nje shume te mire, shume te lehte per tu perdorur , FALAS, shume intuitiv dhe me nje game shume te madhe formatesh video qe suporton.
Shkarkojm Programin:
Shkarko Any Video Converter
Mbasi e shkarkojm, instalojm programin dhe jemi gati per ta perdorur.
Klikojm 2 here dhe do te kemi kete pamje perpara:
Si te konvertojm Video Falas
Ja ku eshte pamja qe do kemi perpara, dhe hapat jane:
1) Klikojm ADD VIDEO per te selektuar failin\ videon qe deshirojm te konvertojm
2) Selektojm tek PROFILE (lart ne te djathte) profilin qe deshirojm per konvertim, psh mpg nese duam mpeg, avi , divx, mp4 etj…
3) Klikojm ENCODE dhe presim deri sa te konvertohet faili:
MBAROI :)
Per te tjeret qe kerkojn diçka me profesionale (me i veshtire ne perdorim, por me i personalizueshem) mund te perdorin MediaCoder /kerko ne google per te, eshte falas dhe open-source.

Si te konvertojm video ne linux | ffmpeg – video converter

Ti kthehemi pak normalitetit 😀

Perdoruesit e rinj te linuxit ankohen sepse shpesh thone ‘ska programe per kete apo per ate’ nderkohe qe realiteti eshte se mbase nuk mund te kete programe me Grafik, porse per te njejtin veprim ka shume programe te cilat mund te egzekutohen nga terminali.
Ne kete *mini-tutorial* do te shohim se si te konvertojm video te formateve te ndryshme ne linux, per kete mjafton nje program siç eshte ffmpeg, dhe kodeks te ndryshemt e instaluar.
Atehere, po e zeme sikur kemi nje file .ogv apo .mkv apo .ç’faredo ne direktorin Desktop, dhe duam ta kthejm ne file.avi apo file.mp4 apo diçka tjeter.
Shkojm tek direktoria ku gjendet file.ogv me cd (change direktory)
Kontrollojm me pwd nese jemi ne direktorin e duhur:
pwd
/home/Perdoruesi/Desktop
nese japim ls duhet te shohim dhe file.ogv te cilin duam ta konvertojm.

Keshille

Keshillohet qe te klikoni me te djathten mbi failin video, dhe te shkoni tek ‘Video’ ku do te gjeni te dhena si:
Bitrate:
Framerate:
Codec (video\audio)
Size:
Dimensions:

Keto te dhena u duhen qe te beni nje konvertim te plote te videos pasi ffmpeg, eshte programuar per te fituar tek madhesia e failit por dihet qe sa me e vogel madhesia, aq me shume zvogelohet cilesia e videos, e sa me e madhe madhesia, aq me e mire eshte dhe cilesia e videos.

Keshtu qe ato te dhena do te na duhen.

Japim:

ffmpeg -b 400 -r 80 -s svga -i faili.ogv video.avi
Ku, -b eshte bitrate dhe po e zeme se vidjoja origjinale e ka 400 kbps, -r eshte framerate dhe po e zeme se e ka 80, nderkohe qe -s eshte size (madhesia e videos) , pra ense eshte full screen, format per youtube, e keshtu me radhe, -i do te thote input dhe eshte faili i cili duam te konvertojm ndersa menjeher mbas tij japim emrin e failit te konvertuar me ekstensionin qe deshirojm psh .avi , mp4, flv, etj..

Normalisht, ky eshte nje konvertim shume bazik pasi ne baze te videos, formatit te saj, kodeksit behet dhe konvertimi.
Per me shume jepni ne terminal:
man ffmpeg