Linux Ubuntu komanda fsck

Pershendetje, kam kohe qe nuk kam shkruar ne blog pasi kam qene shum i zene. Sot do te trajtoj nje teme e cila mendoj se mund te jete e nevojshme per cdo perdorues jo ekspert te linux. Atehere para ca ditesh me doli nje problem me ubuntu me te cilin punoj ne pune pasi pati nje nderprerje dritash dhe une isha duke kryer nje proces kur e rinis sistemin perseri shoh qe sistemi nuk me hapej me. Sistemi me kerkonte nje check disk e lash dy here ta bente dhe sistemi perseri nuk startonte por me dilte nje console per recover e cila te jepte mundesine te veproje me komandat. Duke pare errorin qe me dilte “filesystem error” mendova te perdor nje komande qe quhet :

fsck – check and repair a Linux file system

sic tregon dhe vete emri kjo komande kontrollon filet e sistemit dhe nese gjen gabime i korigjon. Pasi e ekzekutova komanden:

sudo fsck

kontrolli i sistemit filloj dhe me pas gjeti gabime, me pas me kerkoi ti korigjonte mjaftoj qe une ti jepja nje yes dhe cdo error korigjohej. Me pas bera nje restart dhe sistemi u kthye si me pare. Per te pare te gjitha komandat e fsck mjafton te shkruani ne bash:

man fsck

ose per me shume informacion keni kete link:

http://manpages.ubuntu.com/manpages/hardy/man8/fsck.8.html

Ja nje nga pergjigjet e pyetjeve pse te pelqen linux. Nese do te kishim Windows do te duhej te vendosnim diskun dhe ta lenim repair dhe nese gjithmone e bente do te shihnim qe shume programe nuk do te punonin. Imagjinoni sikur sistemi te ishte nje web apo mail server dhe te ishte windows sa kohe te kerkone per riparim ndersa nje linux nuk do te kerkonte me shume se 1 minute.