Bashkojë apo ndajë fajllat .mp3

Me duhej nje program qe ma mundesonte ndarjen e fajllave mp3 dhe bashkimit te tyre, me duhehej te ishte shum praktik dhe i thjesht me disa kerkime te vogla ne boten opensource 😀 hasa ne keto programe/komanda shum praktike… thash ta ndaj dhe me ju…
Per ti bashkuar dy apo me shum fajlla .mp3 te duhet programi mp3wrap. Kurse per ti ndare dy fajlla mund ta perdoresh programin e ashtu quajtur mp3splt. Per ti instaluar keto dy programe, ne distron tim linuxMint qe vlen dhe per ubuntu mund te shtypesh ne terminal:

sudo apt-get install mp3wrap mp3splt

Tani mund ti bashkosh dy fajlla, te themi e kemi fajllin 1.mp3 dhe 2.mp3 duke shtypur:

mp3wrap merged.mp3 2.mp3 1.mp3

varesisht se cilin fajll e shkruajm separi ateher fajlli i bashkuar do filloj nga ai fajll, ne shembullin tone do filloj me 2.mp3 dhe do mbaroj me 1.mp3

Per ti ndar dy fajlla shkruaj:

mp3splt merged.mp3 0.0 1.2 3.4

kjo do ta ndaj fajllin merged.mp3 ne dy pjes:

prej 00:00 deri 01:02
nga 01:02 deri 03:03

pra xx:xx tregon minutat:sekondat

dhe per ma shum info per keto dy mini programe qe mua tani me ndihmuan mund  shtypni:

man mp3wrap apo mmp3wrap -h

ose

man mp3split apo mp3split -h