Fuqite reale te google

Objektivi i kesaj teme eshte paraqitja modeste e mundesive reale qe paraqet google si motorr kerkimi.

Do te shohim se si mund ta perdorim google per te kerkuar ato qe na interesojn duke i drejtuar motorrit te kerkimit *pyetje* e duke marre pergjigjen e deshiruar..

Te kerkojm per cgi – nph proxy

Nese deshirojm te kerkojm per proxy ateher shkojm tek www.google.com dhe tek Search shkruajme  inurl:nph-proxy.cgi intitle:Start Using CGIProxy ku inurl do te thote *ne url-n* qe i thote google-it te kerkoj ne linqet qe jane nph-proxy.cgi dhe *intitle* do te thote “ne titull” dhe i thote motorrit te kerkimit te kerkoj te gjitha ato faqe qe kane <title> TITULLI</title> sipas kriterit te kerkimit. Nje menyre tjeter per te ber te njejten gje eshte te kerkojm me intitle:Start Using CGIProxy filetype:cgi

Siç e pame rezultati u permirsua, kjo sepse shume faqe jane *fallco* dhe thjesht krijojn url ne baze te kerkimeve qe bejn perdoruesit dhe jane te mbushura me ads (rreklama). Ne kete kerkese qe beme ndryshoi filetype, e ç’fare eshte kjo? filetype do te thote *lloi i failit* dhe i themi google qe ne rezultat te paraqesi vetem failet qe na interesojn, psh mund te jene filetype:pdf,mp3,avi e keshtu me radhe.

Te kerkojm per Libra PDF

Me ndodhi perpara disa ditesh qe te kerkoja disa libra dhe thash, meqenese nuk ben te perdorim warez, po perdorim menyrat e ligjshme. Te pakten deri tani nuk e ka bere njeri te paligjshme perdorimin e google apo gaboj?

Po e zeme se po kerkojm nje liber te no starch press, psh  Write Great Code Volumi 1, 2 eshte nje liber shume i bukur, te shohim se ç’fare na thote google, provojm intitle:”index of /” + intext:”write great code” dhe po te shohim mbas 2 – 3 faqeve mund te hyjm drejtperdrejt ne faqet e indeksuara nga google dhe te shkarkojm librin direkt nga serverat, normalisht query mund te modifikohet duke preferuar psh te kerkohet direkt ne url, apo duke synuar ne lloin e failit apo duke perdorur *intext* ne raste kur duam te kerkojm per permbajtje.

Per filma, e mp3, e gjera te tilla nuk po shkruaj, besoj qe qe tani e keni te qarte se ç’fare duhet te beni. Keshtu qe po kalojm tek diçka akoma me interesante:

Dokumente Interesante

intitle:”not for” filetype:pdf | doc site:gov | mil 😀 Me kete *pyetje* i themi google te na gjej faile pdf | (ose) doc ne webe qe kane domain .gov ose .mil me titull “not for” dhe zakonisht jane not for publication apo not for implementation e te tjera si keto, shume materiale jane dhe shokuese. Pra me kete mesuam qe | perdoret si “OR” qe do te thote “OSE” dhe ne i themi failet te jene ose pdf, ose doc, siti te jete ose gov ose mil dhe google na paraqet rezultatet e kerkimit.

Me ane te ketyre lloj kerkimesh ne google mund te arrihen te dhena shume delikate, duke filluar qe nga passwordet dhe konfigurimet e webeve te ndryshme, deri tek aksesi direkt ne kamera te ndryshme neper bot, pa perjashtuar rastet per kamerat e policise, apo kamerat e qarkullimit rrugor. Meqe ra fjala, vizitoni faqet qe u dalin nga keto query ne google:

Te shohim kamerat e vendosura neper bot

intitle:”my webcamXP server!” inurl:8080 | 81 | 7979 ose kerkoni per kamer Cannon te cilat mund ti kontrolloni dhe ju direkt online, nuk e besoni?, provoje duke kerkuar me inurl:”sample/LvAppl/” intitle:”LiveApplet” dhe klikoni tek ^Start Control^ dhe mund te levizni kameren, po ashtu dhe shume lloje kamerash te tjera psh, http://60.37.111.131/sample/LvAppl/LvAppl.htm mund te shikoni live uren e san fransiscos e keshtu me radhe.

Shpresoj qe ka qene sadopak ilustrativ per te kuptuar fuqite reale te nje motorri kerkimi si google.

Enjoy 😛