Fibrat optike.

Ne kete teme dua te pershkruaj pak se si funksionojne fibrat optike qe bejne pjese ne teknologjine me te re per trasmetimin e informacionit.
Kjo teknologji ka zevendesuar kabllot e ndryshem prej bakri duke pasur shum avantazhe.
Fibrat u futen ne tregun e sotem si pasoje e nevojes per te transmetuar informacionin me shpejtesi me te larte per te transmetuar me nje debit te larte (bit/rate) dhe me nje gjeresi brezi frekuencash shum me te madhe.

Keto te fundit mund te prodhohen lehtesisht dhe kane nje kosto shum me te lire.
Si peparsi e tyre eshte dhe fleksibiliteti dhe aftesia e madhe per te punuar edhe ne abjente ekstreme temperatura te larta dhe shum te ulta. Ndertimi i nje fibre eshte shume me i lehte nga ajo cmendojne njerezit ja nje fig ilustruese:

Fiber optike

Fiber optike

Kjo qe shihni eshte nje fiber ku ne qender kemi nje cilinder xhami ne te cilin behet dhe transmetimi i drites. Ne pjesen e jashtme ka perseri nje mbulim prap xhami por me nje koeficet perthyerje 1% me te madh se ai i cilindrit qendror.

Funksionimi i nje fibre.

Nje fiber optike transmeton me nje burim drite i cili mbart nje informacion. Parimi kryesor i punes se nje fibre optike eshte ligji i Snellit. Gjithashtu burimi duhet qe te krijoj ne fiber nje pasqyrim te plote te mbrendshem dhe kjo qe ndodh kur koeficenti i thyerjes se mjedisit te pare eshte me i vogel se ai i mjedisit te dyte qe eshte xhami, pra n1<n2 kur ky kusht plotesohet drita qe futet ne fiber fillon te pasqyrohet ne mynyre zigzage deri ne dalje te fibres. Ja nje fig qe e ilustron:

Nje faktor i rendesishem eshte dhe hapja numerike e fibres qe ka te bej me kendin me te vogel te mundshem qe lejon futjen e drites NA sa me e madhe te jete NA aq me shume e holle mund te projektohet nje fiber.

Burimi i drites.

Burimi i drites apo dhe mesazheri i informacionit te fibres mund te jete nje laser me nje gjatesi vale te caktuar dhe me nje frekuence te caktuar gjithashtu mund te perdoren edhe dioda led te cilat bejne te njejten gje por laserat jane me te mire ne fakt per te bere kete gje.

Llojet e fibrave optike:

Llojet e fibrave optike jane dy llojesh nga menyra e transmetimit te drites ne mbrendesi te tyre. Ato jane SIF (step-index fiber) dhe GIF (graduate index fiber). Ndryshimi midis tyre qendron pasi ne keto te parat e bejne transmetimin e drites ne menyre zigzage ndersa fibrat Gif e bejne kete gje ne menyre te lakuar . Fibrat Gif kane peparsi pasi sinjali i drites ne to ka nje gjeresi brezi frekuencash me te madhe dhe por dhe nje si pasoje nje gjatesi vale me te vogel dhe nuk rekomandohen ne largesi te medha pasi do ti duheshin shume perserites.

Fibrat Single Mode

Keto jane fibrat qe perdoren gjeresisht per largesi te medha dhe kane nje veti qe mund te transmetojne ne largesi te medha pa pasur nevoje per amplifikatore perserites

Fibrat Multi Mode

Perdoren ne raste te vecanta kur kemi largesi te vogla duam shpejtesi te medha dhe gjeresi brezi te madhe me debit te larte.

Fibrat ne pergjithesi mund te perdoren kudo ne telefoni ne transmetime video, audio dhe te dhena ne rastin e internetit etj.

Shum shpejt do te pergatis nje teme mbi burimet e sinjaleve te fibrave sic jane laserat.