Windows ne Linux me Virtualbox | Si te ndajm direktorit dhe Suporti 3D

Pershendetje, ky eshte nje minitutorial i radhes ku do te shohim se si te instalojm nje windows XP ne linux dhe gjithashtu do te shohim se si te ndajm direktorit (folders) nga linux ne windows ne menyre qe ti kemi te aksesueshem edhe nga Windows.
Fillojm,
Distribucione Linux ka shume, per ta instaluar ne:
Fedora : yum install virtualbox-ose
Debian : apt-get virtualbox-ose
Slackware : installpkg virtualbox-ose
openSuSE : yast2 –install virtualbox-ose
archlinux : pacman -S virtualbox-ose
E keshtu me radhe.
Mbasi  e instalojm, startojm virtualbox dhe mbasi regjistrohemi klikojm tek New , pastaj Next  dhe fusim emrin psh: Windows dhe Vazhdojm klikojm gjithmon NExt NeXt nExT deri sa te startoj ne ekran, mbas kesaj kemi 2 mundesi instalimi:
a) me ane te diskut ne CD-Drive te kompiuterit
b) me ane te nje imazhi ISO te diskut
Sido qe te jete, nese kemi diskun te masterizuar dhe gati vazhdojm me Next dhe do te instalohet, nese kemi failin ISO atehere i bejm browse, shkojm tek lokacioni ku gjendet psh windows_xp.iso dhe e instalojm.
Per te instaluar windows XP sbesoj se ka nevoj per ndonje tutorial.

Si te ndajm Direktorit ne Windows dhe Linux me ane te VirtualBox

Tani qe kemi dhe windows-in tone ne egzekutim me ane te VirtualBox shkojm tek Windows XP-ja yne, ne te majte te ekranit lart kemi : Machines    Devices    Help
Klikojm tek Devices dhe selektojm Install Guest Additions, do te na thote qe nuk gjenden ne kompiuter a ti shkarkoj? ne do i themi po, dhe do i shkarkojm nga interneti, do i instalojm me “next next” duke mos harruar te selektojm dhe suportin dhe pershpejtimin 3D e mbas kesaj do i bejm reboot.
Bukur, tani hapim virtualbox, pa ndezur windows shkojm tek Settings>Shared Folders dhe shtojm psh /home/qaniu dhe klikojm OK, mbas kesaj startojm Windows dhe shkojm tek Start>Run dhe japim cmd ose startojm promptin e komandave dhe japim:
net use x: //vboxsvr/qaniu (ose emri i direktoris qe keni shtuar tek Virtual box dhe do na thote qe komanda u egzekutua me sukses, shkojm tek My Computer dhe do te gjejm nje “qaniu on vboxsvr X:” te njohur si drive, ja ku mbaroi.

Suporti 3D dhe Pershpejtimi 3D
Siç e thame i instaluam Sun VirtualBox Guest Additions dhe Pershpejtimin 3D (3D Accelerations) edhe pse eshte ende ne “prove”, keshtu qe tani shkojm tek VirtualBox>Settings te Windows XP>Display dhe klikojm tek 3D Acceleration qe duhet te na dali Enambled me vone.
Startojm Windows,
Mbaroi.

Per te rregulluar maksimalisht pamjen (display) madhesin e ekranit te windowsit pra, nderkohe qe Windows eshte ne egzekutim klikojm siper tek Machine> Adjust Window Size dhe ne restartin tjeter pamja do te jete thjesht perfekte.

FUND.